Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të diele e ka nisur me pamje nga transformimi i Porto Romanos në Durrës.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kreu i qeverisë shkruan se tashmë Eco Parku i Durrësit tashmë nga një vend-depozitimi i mbetjeve është shndërruar në një ambient të mbushur me gjelbërim.

MIRËMËNGJES 

dhe me Eco Parkun e Durrësit, tashmë i transformuar nga një vend-depozitimi i mbetjeve, në një ambient të mbushur me gjelbërim, ju uroj një të diel të paqtë”,- shkruan Rama.

Pavarësisht premtimeve për hapjen e Eco Parkut, që në qershor të vitit 2021, ai ende qëndron i mbyllur për publikun.