Kryeministri Rama e ka nisur ditën me një ftesë për gjithë të interesuarit për hartat e vjetra, që të shohin ekspozitën më të fundit të hapur në Kryeministri.
Ekspozita e rrallë përmban 35 harta dhe 5 atlase që datojnë që nga vitet 1500.
“MIRËMËNGJES
dhe me këtë ftesë për të vizituar një ekspozitë të rrallë hartash të vjetra në Kryeministri (COD – hyrja qendrore) ju uroj një ditë të mbarë
”, shkruan Rama.





