Kryeministri Edi Rama thotë se në vend ka mungesë të të fuqisë punëtore pasi shumë prej tyre janë larguar.
Rama gjatë një takimi më punonjës të një kompanie në Kamëz, tha se duhet një reagim i shpejtë, dhe kjo duke nisur nga pagat.
Rama: Edhe në këtë sipërmarrje vitet kalojnë, si kudo tjetër, por procesi i zëvendësimit të forcave të kualifikuara të punës nëse sipërmarrja s’do të kuptojë se me këto paga nuk shkon lart.
Pyetja që shtrohet sot është a janë pagat në sektorin privat pasqyrë e produktivitetit, apo janë pasqyrë e një qasje kapitaliste që është në skajin e vet. Forcat e punë s’po fillojnë të mungojnë, e kemi dëgjuar prej kohësh kemi vende pune po s’kemi specialistë, po tani është kemi vende pune po s’kemi as punëtorë. Kjo kërkon një reagim të shpejtë, duke nis nga paga. Kjo është një kompani që s’ka për këtë fjalim. Filli i logjikës së shfrytëzimit deri në skaj të krahut të punës. Kjo që po bëjmë dhe që do ta shoqërojmë me masa të tjera, është një vendosje në krahun e punonjësve për të luftuar bashkë me sipërmarrësit e përgjegjshëm logjikën e shfrytëzimit të krahut të punës
Ne smund të pranojmë dot që paga minimale, të jetë njesoj edhe ne ndertim. E para sepse kjo nuk është më pagë por shfrytëzim por është edhe e pavertete me të gjithë cikin ekonomik të ndërtimit. Është pasqyrë e shfrytëzimit. Qeveria në këtë sistem nuk vendos dot paga, por nuk e ndalon ti thotë ndërtimit që ju nuk pranoheni në tendera nese vendoni këto paga. Rritja e pagës minimale na detyron të rrisim dhe pagat e tjera. Rritëm pagat e mjekëve se përndryshe nuk do të kemi mjek specialistë.