Në emisionin “Opinion”, kryeministri Edi Rama ka folur edhe për akuzat për korrupsion të ngritura nga DASH për Vangjush Dakon dhe heqjen e vizës familjarisht.

Teksa gazetarët e pyetën mbi akuzat e Departamentit të Shtetit mbi ish-kryebashkiakun e Durrësit dhe anëtarin e Kryesisë së PS, Vangjush Dako, kryeministri lëshoi një deklaratë të fortë, Sipas shefit të qeverisë, edhe në burg, Dako do të mbetet miku i tij.

“Vangjush Dako ka qenë, është dhe do të mbetet miku im. Nuk më mëson Departamenti i Shtetit Amerikan kë do të kem shok unë. Edhe nëse shkon nesër në burg, prapë shoku im do të jetë”, u shpreh Rama në “Opinion”.