Florjan Binaj, kandidati i pavarur për bashkinë e Tiranës ka deklaruar sot se Kryeministri Rama u merr 140 milionë euro qytetarëve duke i bindur se po bën incinerator.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Binaj i është përgjigjur etiketimit që i bëri Kryeministri gjatë podcastit të tij “Flasim”.

Rama e quajti Binaj “një aktor që të bën për të qeshur”. Në lidhje me këtë, Florjan Bindaj shkruan në reagimin e tij se aktori më i madh në Shqipëri është Edi Rama, i cili sipas tij u merr 140 milionë Euro qytetarëve duke ” i bindur” se po bën incenerator.

Mesazhi i florjan Binaj

Aktori më i madh në Shqipëri është Edi Rama, që u merr 140 milionë Euro qytetarëve duke ” i bindur” se po bën incenerator pa vënë asnjë tullë! Prestigjator!