Ditmir Bushati nuk do të jetë më drejtues socialist në qarkun e Shkodrës, këtë detyrë do ta mbajë Valdrin Pjetri.

"Duke ndjerë nevojën për të përmirësuar drejtimin politik në qarkun e Shkodrës, qarkun do e drejtojë kryetari i ri i Bashkisë, Valdrin Pjetri",- u shpreh kryeministri  Edi Rama. 

Vetë ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, në një prononcim për gazetarët pas mbledhjes se Asamblese së PS-se u shpreh:  "Nuk ka rëndësi të jem me post apo pa post. E rëndësishme është për çfarë çështjesh luftoj dhe pikëpamjesh mbroj. Të jeni të bindur se mungesa e ofiqit më bën të jem më i vendosur për të çuar përpara idetë për të ardhmen tonë".