TIRANE, 19 mars 2013-Qesharake dhe të turpshme e ka quajtur kreu i PS-së, Edi Rama, deklaratën e kryeministrit Berisha, bërë pas inaugurimit të Papës në Vatikan. 

Në profilin e tij në Twitter, Rama reagoi pas asaj që Berisha deklaroi për takimin me Papën, që sipas Berishës është ogur i mbarë dhe bekim për fitoren e PD-së në zgjedhjet e qershorit. 

“KM:Ati i Shenjte bekoi fitoren time! Do kete degjuar qe Saliu flet me Zotin dhe ka dashur qe ta kete mire me bashkebiseduesin e perendise:-). Por pertej shakase: Sa qesharake aq edhe e turpshme qe KM shqiptar te kete kete nivel etik mizerabel sa te keqperdore edhe figuren e PAPES!”- shkruan Rama.