Pasi kryeministri Edi Rama e vuri përballë homologut maqedonas, Zoran Zaev, i cili thoshte se kur ka qenë në opozitë nuk kishte luftuar asnjëherë kundër negociatave, ka ardhur edhe reagimi i kryedemokratit Lulzim Basha.
Në një postim në Facebook, Basha ka postuar deklaratat e disa liderëve të vendeve të BE, si Angela Merkel e Gjermanisë, Emmanuel Macron i Francës, Mark Rutte i Holandës dhe ministres për Çështjet Evropiane, Tytti Tuppuraine, të cilët thonë se Shqipëria nuk i bindi për një vendin unanim në KE.
Kryedemokrati shkruan krahas fotos se, Rama dështoi të afronte Shqipërinë me Europën ashtu siç ka dështuar të përmirësojë ekonominë dhe të luftojë korrupsionin.
POSTIMI I BASHËS
Megjithë lojërat e Ramës për tu fshehur pas propagandës, të gjithë e shohin me sy të vërtetën.
Ai dështoi të na afrojë me Europën, siç dështoi të përmirësojë ekonominë dhe të luftojë korrupsionin.
Shqipëria e meriton hapjen e negociatave. Shqiptarët meritojnë më të mirën.
Për fat të keq ka një njeri që e pengon këtë rrugë. Europa e refuzoi, tani është koha ta refuzojnë shqiptarët.





