27 nëntor 2013- Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kuvend ka deklaruar në Kuvend se javët që kanë mbetur deri në ditën kur BE do të vendosë për t’i dhënë ose jo Shqipërisë statusin kandidat, janë vendimtare për të bindur ato vende që janë të dyzuara, për të votuar në favor të vendit tonë.
"Për një rezolutë që është paraqitur nga opozita në funksion të inkurajimit të procesit të integrimit dhe në prag të shprehjes së vendeve anëtare lidhur me propozimin e gjerë nga KE që Shqipërisë ti jepet statusi në dhjetor. Por nga ana tjetër me lejoni t’ju them të gjithëve se statusi nuk është gati deri në sekondën e fundit dhe se sigurisht edhe kjo përpjekje kjo rezolutë ky debat dhe votimi në fund, ndihmon për të shkuar deri në çastin e fundit me gjithçka ne kemi në dorë që të ofrojmë si shprehje të një vullneti për të avancuar luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsioni në mënyrë të veçantë, ashtu siç e ka nënvizuar edhe KE.
Ende duhet të bindim një numër vendesh anëtare, këtë e dimë ne dhe ju, ketë s’kemi pse ta fshehim me këtë dijeni duhet që të gjithë bashkë që rezultati i dhjetorit të jetë pozitiv, dhe Shqipëria ta marrë statusin e vendit kandidat. Të tjerat janë legjitime për opozitën por nuk besoj se ndihmojnë në arritjen e këtij qëllimi shumë afatshkurtër. Kjo nuk do të thotë se nuk e mirëkuptoj edhe gjithë këtë përsiatje të opozitë, jeni në detyrën tuaj bëjeni ashtu siç e mendoni se duhet bërë, nga ne nuk do të dëgjoni nga ato që ne kemi dëgjuar si opozitë.
Ne nuk do t’ju themi anti-evropianë, bashkëpunëtorë të albanofobëve, punoni ditë natë për të penguar dhe bllokuar Shqipërinë,sepse në fund të fundit ky është normaliteti i një marrëdhënie mes nesh dhe jush që le ta themi hapur ka shënuar fazë të re me ndryshimin vendeve, ju në opozitë dhe ne në shumicë. Shqipëria është një vend i aftë që kapitullin e parlamenti jo funksional dhe drejtimit primitiv të parlamentit të konsiderojë të mbyllur,d he të shkruaj një kapitull të ri, dhe besoj se jemi duke e bërë duke marrë përditë vlerësime pozitive, nga të njëjtët miq dhe partnerë, që deri dje e shihnin parlamentin si një nga arsyet për të mos e afruar më pranë BE-së, Shqipërinë", u shpreh Rama.





