Kryeministri ka vizituar këtë mbrëmje në spital Ina Nukën, efektiven që humbi dy gishta gjatë protestës së të enjtes paradite, ku një kapsollë i shpërtheu pranë fytyrës.
Rama i premton vajzës se që ditën e nesërme do ta çojnë drejt Turqisë për një kurim më të specializuar.
"Ina është një vajzë fantastike, që i përballon me buzëqeshjen e njeriut superkurajoz pasojat e krimit brutal mbi të. Në Policinë e Shtetit ajo s'ka hyrë për të bërë një punë, po për një pasion të ushqyer me nota të larta në shkollë, e me stërvitje të përditshme në vijim. Sapo i thashë se gjithçka po bëhet gati për një operacion të gjatë e të vështirë në Stamboll dhe do ta nisim nesër. Më kërkoi t'i premtoj se kur të rimarrë kontrollin mbi duart, do të bëjmë një ndeshje. Patjetër Ina, të shkuara dhe krenar për ty",- shkruan kreu i qeverisë.





