Skrapar, 22 qershor 2014 – Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, mbi 10 fotografi në të cilat shihet ai dhe kryeparlamentari Ilir Meta, duke shëtitur nëpër kanionet shqiptare.

Albumin e ka titulluar “Kanionet magjia e natyrës” ndërkaë fotove u ka bërë edhe një përshkrim:

“Albumi ekskluziv i një udhëtimi fantastik në dejet e një skulpture milionavjeçare të natyrës shqiptare. E paharrueshme dhe e përsëritshme lehtësisht pak orë larg Tiranës!”

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/