Tiranë, 2 shtator 2014  – Kryeministri Edi Rama shkruan në faqen e tij Twitter mbi vizitën e tij në Elbasan, ku mori pjesë në promovimin e programit Kombëtar Rilindja e Qyteteve, që do t’u japë qendrave urbane një impuls të ri zhvillimi komunitar, ekonomik dhe social. 

“Elbasani i kthyer në kantier ndërtimi e shprese falë mbështetjes së qeverisë. Vetëm këtë vit, thekson Rama në Twitter, më shumë investime se në 10 vjetët e fundit të marra bashkë”

Po ashtu, Kryeminstri i Shqipërisë ka postuar një foto të punimeve për rikonstruksionin e stadimumit të ri të Elbasanit me ermin “Elbasan Arena”. “Tribuna e re e Elbasan Arenës – gjatë ndërtimit në vend të kafazit të shëmtuar e të pistë të stadiumit të vjetër”, komenton Rama. 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/