Kryeministri Edi Rama ka emëruar Afrim Qendron në krye të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.
Qendro, i cili deri para pak ditësh mbante detyrën e Prefektit të Qarkut Tiranë, merr drejtimin e një prej institucioneve kyçe në fushën e kontrollit dhe mbrojtjes së territorit.
Gjatë karrierës së tij, ai ka mbajtur një sërë funksionesh të larta publike dhe politike. Ka shërbyer si koordinator elektoral i Partisë Socialiste në qarqet Tiranë dhe Vlorë, si anëtar i Asamblesë Kombëtare, si dhe ka qenë ndër më të votuarit në Asamblenë e Tiranës.
Në eksperiencën e tij administrative përfshihen detyra si drejtues i Ndërmarrjes Nr.1 në Bashkinë e Tiranës, drejtues i Inspektoratit Ndërtimor të Tiranës, drejtues i Autoritetit Rrugor Shqiptar, nënkryetar i Bashkisë së Vlorës dhe, së fundmi, Prefekt i Qarkut Tiranë.





