Ish-kryeministri Sali Berisha në postimin e fundit në Facebook ka reaguar lidhur me emërimin e ri të bërë nga kreu i ekzekutivit Edi Rama.

Sipas deputetit të PD-së, Rama ka venë në krye të Kontrollit të Brendshëm dhe Ankesave, Agim Hysin, i cili është akuzuar për lirimin e 9 trafikantëve të drogës.

Postimi i Berishës:

“Lajmi i fundit nga Narkoshteti!

Rama emeron ne krye te SHÇMB famozin Agim Hysi, ish gjykatesin kriminel qe ne 9 procese liroi 9 trafikante droge!

Lexoni mesazhin e zyrtarit te larte dixhital!”, shkruan Berisha.

Mesazhi i mbëritur në adresë të ish- kryeministrit

“Pershendetje Dr.Drejtori i ri i ShKB Agim Hysi ka qënë gjyqtar në Vlorë dhe është shkarkuar nga KLD si gjyqtar që ka liruar kriminele. Ai e ka ankimuar deri në Kushtetuese 2 herë por e ka humbur betejën.Ai ka apeluar dhe ne Strasburg por ka humbur.

Fakte:

1: si kryetar i trupit gjykues ka liruar G.B i akuzuar për vjedhje bankash në bashkëpunim

2. Ka urdhëruar lirim të menjëhershëm të V.Q akuzuar për grabitje me armë.

3. Në 9 vendime ka liruar 9 trafikantë droge (hashash) duke u dhënë masa të buta dënimi. Të 9 këto vendime janë prishur nga gjykatat më të larta.

Ky është emëruar drejtor i SHKB”