Ish-kryeministri Sali Berisha tregoi se objektivi i aksionit që nisi sot (19 tetor) në Kuvend është vetëm fillimi, më pas tha ai do të ftohen edhe qytetarët.
Sipas tij, qytetarët nuk i thirrën në protestë sepse është zhdukur çdo hapësirë demokratike në Parlament dhe për këtë si fillim tha ai duhet të ngrihemi vetë.
Berisha tha në emisionin “Open” në News24 se Rama është në prag të burgut, pasi është i implikuar në aferën e McGonigal.
Pyetje: Cili është objektivi i lëvizjes që ju thoni ka nisur sot?
Sali Berisha: Qëllimi është: rikthimi i pluraliteti në parlament dhe lirisë së votës në Shqipëri.
Sot është bërë hapi i parë, qytetarët nuk janë ftuar, ata janë ftuar që të mbështetin këtë lëvizje. Ne nuk i ftuam në protestë. Dmth ka një fillim ndryshe, sepse u zhduk cdo hapësirë demorkatike në parlament dhe ne do ta fillojmë që aty. Nuk kemi pse e kërkojmë në shesh, do e kërkojmë vetë në radhë të parë.
Sot është hapi i parë për rikthimin e votës së lirë. Vota e lirë është qëllimi më madhor.
Edi Rama është në prag të burgut, nuk e shpëton dot sepse është bashkëfajtor në çështjen McGonigal. Ai tha është fajtor, por gjysmën e ka Rama.