Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria është e para në rajon për energjinë diellore.
Ai tha se kjo gjë është arritur falë reformave dhe masave të marra nga qeveria e tij.
Këto komente, Rama i bëri gjatë konferencës ku po flitet mbi vendimin për ulje të çmimit të energjisë elektrike me 1 lekë për familjet që shpenzojnë deri në 700 kilovat energji në muaj.
”Masë më shumë se sa e mirëmenduar e diskutuar në të gjitha nivelet edhe me ekspertizë ndërkombëtare. Kthimin e Shqipërisë në eksportues neto të energjisë brenda mandatit tonë të katërt dhe duke pasur parasysh parimin për të ndarë me qytetarët frutet e reformave të dhimbshme, të përpjekjeje të mundimshme në këtë vite dhe frute e një rritje ekonomike që për vitin 2025 e shohim në harkun e 4 përqindëshit.
Kini parasysh disa fakte: e para Shqipëria sot falë politikës sonë në fushën e energjisë, falë masave komplekse që kemi marrë ku gjysma nuk e paguante dhe falë iniciativat jo vetëm e para në rajon për vete prodhimin e energjisë solare per me distancë ng ai dyti.
Sot shqipëria prodhon 196 megavat energji elektrike nga subjekte private familjarë apo biznese. Ne vendin e dyte është Serbia me një të katërtën e prodhimit të shqipërisë, pastaj Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut janë bashkë në një grup.
3 vjet politikë në kulmin e sfidës nga kriza e madhe qe prodhoi lufta në Ukrainë. E dyta sot Shqipëria 10% të prodhimit të saj e ka nga dielli kur ne hymë në këtë fazë ishte 0 dhe sot flasim për mbi 300 megavat prodhim që bazihet te politika jonë”, tha Rama.