Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas dorëheqjes së dy drejtueseve. I pari që dha dorëheqjen gjatë ditës së sotme ishte Alket Hyqesi që mbante postin e drejtorit të Pastrimit të Parave. Ndërsa vetëm disa minuta më vonë ka dhënë dorëheqjen edhe Arben Seferi drejtori i Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar.

Kryeministrit Rama në faqen e tij në Facebook falenderon dy drejtuesit për dorëheqjen dhe thekson se reforma nuk ndalet dhe Vetingu nuk shmanget.

Statusi i plotë i kryeministrit

Flm 2 drejtuesve që u dorëhoqën për t’u hequr çdo alibi kundërshtarëve të Reformës në Drejtësi! Reforma nuk ndalet Vetingu nuk shmanget.