Tiranë, 1 gusht 2014 – Kryeministri Edi Rama ka falënderuar publikisht bashkëshorten e tij Linda për sjelljen në jetë të djalit të tyre, Zaho. I pyetur nga gazetarët për ndjesitë e tij, pak ditë pas ardhjes në jetë të Zahos, kryeministri Rama u përgjigj me nota humori duke thënë se falënderimi i posaçëm i shkon bashkëshortes së tij, e cila dha kontributin maksimal.
“Ai është shumë king. Falënderoj ju të gjithë, ata që në pafundësi kanë bërë urimet e tyre për këtë ngjarje kaq të posaçme në jetën time, në jetën tonë familjare dhe mbi të gjitha të falënderoj në mënyrë më të posaçme Lindën. Se në fund të fundit thashë një kontribut minimal, ndërkohë që kontributin maksimal e dha Linda.”- deklaroi kryeministri.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





