6 shtator 2015 – Qytetari që u rrah dje nga një kamerier pasi kërkoi kuponin tatimor, është falënderuar publikisht në rrjetet sociale nga kryeministri Edi Rama për shembullin e dhënë.
“Falënderoj me respekt qytetarin shembull që refuzoi të paguajë pa kupon dhe denoncoi reagimin brutal të abuzuesve që u ndaluan nga policia!”, shkruan Rama.
Klienti S.H i kishte kërkuar kamerierit 22-vjeçar Emiljano Maliqi që t’i jepte faturën, duke i thënë se në të kundërt nuk paguante. Pas kësaj kamerieri e ka qëlluar me grushta. Klienti ka njoftuar policinë, e cila e arrestoi kamerierin e lokalit “Erlin”, bashkë me administratorin Dritan Jonuzi, 38 vjeç.
/S.L. portali DurresLajm/