Kryeministri Edi Rama e ka nisur urimin e radhës si çdo mëngjes, duke publikuar pamjet nga Bënja e Përmetit me ndryshimet që po pëson pas restaurimeve që po bëhen.
“Ju uroj një ditë të mbarë me këto pamje nga Bënja e Përmetit, e shpallur Qendër Historike në janar të 2017-s, ku kemi filluar punën tanimë për restaurimin e kishës për të vijuar më tej me rilindjen e vlerave historike e turistike të gjithë zonës”, shkruan Rama.
Por 4 korriku nuk është një ditë e zakonshme për kreun e qeverisë, pasi ai sot ka ditën e lindjes.
Një fakt i tillë nuk u ka shpëtuar komentuesve, të cilët nuk e kanë harruar ditëlindjen e kryeministrit të tyre dhe i kanë shprehur urimet.
Sot kryeministri Rama feston ditëlindjen e 53-të, ndërsa vjen pas një momenti shumë të mirë, pasi siguroi një fitore të thellë duke marrë 74 mandate në zgjedhjet e 25 qershorit.
Urimet për ditëlindjen:






