Kryeministri Edi Rama ka firmosur disa ndryshime të reja në Qeveri.
Briseida Shehaj ikën nga Tatimet dhe shkon zv.ministre e Ekonomisë.
Ervin Mete ikën nga Ministria e Ekonomisë dhe shkon si zv/ministër te Financat.
Irena Beqiraj ikën nga zv.ministre e Financave dhe bëhet këshilltare e kryeministrit.
Ndryshimet në Qeveri janë firmosur dje nga kryeministri Rama, shkruan “Panorama”.





