Është shkarkuar nga detyra drejtori teknik i Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, Fadil Shahini.
Sipas BW, në vend të Fadil Shahinit është emëruar drejtoreshë e AZHBR, Frida Krifca.
Vendimi është marrë nga Kryeministri Edi Rama me një vendim qarkullues.
Drejtori teknik i Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, Fadil Shahini u propozua nga zv.kryeministrja teknike e PD Ledina Mandija si pjesë e marrëveshjes Rama-Basha të 18 majit. Ai zëvendësoi në këtë post Suela Popën.
Kujtojmë se më herët janë larguar nga detyra edhe dy drejtorët e tjerë teknikë të propozuar nga PD, ai i OSHEE Haki Mustafa dhe i ALUIZNI-t, Ibrahim Morina. Në vend të tyre u rikthyen në detyrë Ardian Çela dhe Artan Lame.





