Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për ndarjen e parakohshme nga jeta të komentatorit të sportit Kosta Grillo, i cili u nda nga jeta mëngjesin e sotëm në moshën 59-vjeçare.

Përmes një postimi në “Facebook”, shkruan se Kostën e ka pasur shok fëmijërie, ndërsa më pas u bë zë i dashur i sfidave futbollistike për vite e vite, dhe ishte një sportdashës i paepur e njeri plot energji pozitive.

“Lamtumirë Kosta, Shok qysh prej fëmijërisë, pastaj zë i dashur i sfidave futbollistike për vite e vite, sportdashës i paepur e njeri plot energji pozitive… humbi jetën në sfidën me virusin e mallkuar”, shkruan Rama.