Kryeministri Rama ka folur sot pas takimit dyorësh me kreun e PD-së, Lulzim Basha, ai ka dhënë detaje nga oferta që i ka bërë Bashës, e cila sipas tij është njësoj si ajo e djeshme.

Ai konfirmoi se takimi ka deshtuar serish, pasi Basha nuk ka pranuar oferten e mazhorances.

Rama tha se ai eshte gati qe te takohet me Bashen serish, por tha se daten e zgjedhjeve nuk do ta negocioje kurre.

“Jemi në të njëjtin pozicion që kemi qenë dje. Oferta që unë i kam bërë PD është ajo e ditura, për të krijuar një mekanizëm monitorimi të zgjedhjeve ku PD t’i ketë të dyja sytë në proces nga brenda qeverisë: me një zv/kryeministër të propozuar nga ata, por jo pjesë e PD-së.

Gjithashtu, së bashku me tre përfaqësues të SHBA-ve, OSBE-së dhe BE-së për të drejtuar një taskforcë për t’u siguruar që shteti dhe asetet shtetërore nuk keqpërdoren për fushatë elektorale. Tre zv/ministra për t’u propozuar nga PD, por jo nga radhët e saj në Ministrinë e Brendshme, në Ministrinë e Drejtësisë dhe atë të Arsimit.

Këta të jenë të shoqëruar nga monitoruesit ndërkombëtarë që të jenë aty për çdo akuzë dhe ankesë për Policinë gjatë zgjedhjeve”, tha Rama.

Lidhur me votimin elektronik, Rama tha se i ka bere oferte Bashes qe te krijoje nje projekt te besueshem per zbatimin e saj ne zgjedhjet e ardhshme. Ai tha se nuk e negocion daten e zgjedhjeve.