Kryeministri Edi Rama ka folur sot për herë të parë pas takimit me kreun e LSI Ilir Meta të shtunën në Hotel Tirana, ne lidhje me vazhdimin e koalicionit dhe futjen bashke me zgjedhjet e 18 qershorit.
Rudina: A ka afate për nënshkrimin e marrëveshjes për të hyrë në koalcion apo besoni aq shume te njeri-tjetri sa…
Rama: Edhe kjo mund të jetë
Rudina: S’e kisha menduar
Rama: E the pa menduar
Rudina: Njerëzit shikojnë mosbesim mes jush, shohim dreka e darka po s’ka nënshkrim
Rama: Me drekat e darkat merreni ju kronikanët e katundit mediatik dhe njerëzit lexojnë ato që i servirni ju
Rudina: Do hyni bashkë ne zgjedhje?
Rama: Do ta vendosim në momentin e duhur dhe s’ka ardhur akoma
Rudina: Do e vendosë ai?
Rama: Për ne s’ka pasur asnjëherë asnjë diskutim kjo gjë, për ne koalicioni ka funksionuar në funksion të objektivave të mëdha, ka pasur probelmet e veta por do kishte qenë cudi nëse s’do kishte pasur probleme.





