Kryeministri Edi Rama, gjatë një bashkëbisedimi që po mban sot me gazetarët pas regjistrimit të kandidatëve për 61 bashkitë dhe listave të këshilltarëve bashkiakë për mandatin e ri të qeverisjes vendore, ka folur për herë të parë mbi kandidaturën e Valbona Sakos për bashkinë e Durrësit.
Duke u ndalur te cilësitë dhe rezultatet e drejtoreshës së Tatimeve të Durrësit, Rama tha se kanë vendosur që të besojnë te fuqia e gruas për bashkinë e qytetit bregdetar, bashki kjo që është qeverisur prej 12 vjetësh nga Vangjush Dako, shkruan “DurrësLajm”.
“Kemi vendosur të besojmë te fuqia e gruas, e një zonje që prej 6 vjetësh ka drejtuar tatimet e republikës në zonën e Durrësit, në të cilën asnjëherë s’ka pasur asnjë ankesë, e jo më pastaj arsye të qenësishme për të vënë në dyshim integritetin, gjë që e vërtetojnë 4cipërisht rezultatet e arritura”
Ekonomiste e njohur në gjithë familjen tonë politike prej shumë vitesh, por që besoj se do të njihet dhe vlerësohet edhe në zonat e periferike të asaj bashkie”, u shpreh kreu i qeverisë për Sakon.





