Gjatë vizitës në Prishtinë me rastin e përvjetorit të nëntë të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u takua sot me xhudisten Majlinda Kelmendi.
Kreu i qeverisë postoi në profilin e vet zyrtar në “Facebook” një foto me kampionen e shumëfishtë, shoqëruar me diçiturën e përditshme “Foto e ditës”.
Por sportistja nga Peja ka pozuar me dy gishtat ngritur, gjë që gjithsesi është marrë me humor dhe të qeshura nga Rama.





