6 shkurt 2014 – Duke folur në konferencën kombëtare “Pagesat në bujqësi, si mjet zhvillimi”, Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se fshati shqiptar gjendet në situatë të mjerueshme ndërsa ka premtuar investime të reja për zhvillimin e tij. Rama u shpreh se skema skemat e mbështetjes financiare për fermerët arrijnë shifrën 1 miliard e 655 milionë lekëve. “Ne jemi zotuar që ta bëjmë fermerin përfitues të drejtpërdrejtë të skemave të mbështetëse duke vendosur një distancë të qartë nga praktikat diskriminuese dhe korruptive që kanë karakterizuar marrëdhëniet me shtetin dhe sektorin bujqësor gjatë gjithë këtyre viteve. Skema e vitit 2014 kap shifrën 1 miliard e 655 milionë lekëve. Sot jemi në kohën kur krahasohemi me të kaluarën por ambicia jonë është që në vitet e ardhshme krahasimin ta bëjmë me objektivat dhe jo thjesht me të kaluarën. Ka shumë fermerë që marrin mbështetje për herë të parë ndërsa është shtuar masa duke shkuar në drejtim të objektit tonë për të stimuluar bashkëpunimin mes fermerëve dhe për ta mbështetur këtë bashkëpunim mbi baza të qarta interesash” tha Rama. Më tej Rama shtoi se “qeveria ka përballë dhe një sfidë tjetër shumë të rëndësishme, atë të integrimit rajonal dhe veçanërisht integrimit mes tregut tonë dhe të Kosovës si fillim. Kemi hedhur hapat e para për krijimin e një tregu të përbashkët për prodhimin në dy shtetet tona”.
Rama: Fshati në situatë të mjerueshme, qeveria sfidë për zhvillimin e tij
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Çifti i bashkëshortëve gjenden të pajetë në shtëpi, policia gjen të ngordhur edhe qenin!
Alis triumfon në Fest 64, do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026
Lufta në Ukrainë, Putin: I gatshëm për dialog me Macron, nëse ka vullnet politik
San Francisko në errësirë, 130,000 banorë pa energji elektrike





