Kryeministri Edi Rama iu ka bërë thirrje qytetarëve të cilët kanë mundësi që t’i drejtohen kutive të votimit që ta ushtrojnë të drejtën e tyre për të zgjedhur.
Po ashtu, kreu i qeverisë, thotë se qytetarët duhet të votojnë edhe në respekt të asaj që po ndodh në Ukrainë, ku njerëzit po luftojnë për të mos humbur të drejtën e votës dhe demokracinë.
“Mirëmëngjes, dhe me ftesën për qytetarët e 6 bashkive në Shqipëri ku sot votohet, që ta ushtrojnë të drejtën themelore demokratike për të zgjedhur edhe në respekt të atyre që në lindje të Europës, po masakrohen për të mos e humbur atë të drejtë bashkë me demokracinë, ju uroj një të diel të qetë”, shkruan Rama.
Ditën e sotme zhvillohen zgjedhje në 6 bashki: Durrës, Dibër, Shkodër, Lushnje, Vorë dhe Rrogozhinë.





