Tre të rinjtë e gjimnazit “28 nëntori” të Shkodrës, fitues të garës ndërkombëtare në fushën e teknologjisë ishin sot të ftuar nga kryeministri Edi Rama në episodin e gjashtë të podcastit “Flasim”, sezoni i dytë.

Rama shprehet se sot në këtë podcast ka të ftuar miq që janë “jo nga inteligjenca artificiale, por nga inteligjenca shkodrane”.

Sipas kryeministrit ata janë tre çuna të gjimnazit “28 nëntori” të Shkodrës që kanë surprizuar gjithë Shkodrën dhe se sipas tij do të surprizojnë gjithë Shqipërinë, sepse kanë fituar një garë të rëndësishme ndërkombëtare në fushën e teknologjisë me të rinj nga shumë vende të botës.

“I kam ftuar që të na tregojnë për shpikjen e tyre, por edhe për sesi arritën tek kjo shpikje dhe çfarë duan të bëjnë më tutje. Se thotë një fjalë, “oreksi vjen dule ngrënë”. Është këtu me mua Endri. Pastaj është Gerti, pastaj është Ermi. Tani kështu me gjatësi ju dukeni si tre breza, por ju jeni në të njëjtën shkollë dhe jeni në klasa të ndryshme.”, shprehet Rama.