Kryeministri i vendit, Edi Rama pasditen e sotme u ndal në Elbasan në kuadër të fushatës elektorale.
Ai kërkoi votën e vajzave dhe grave të Elbasanit për një mandat të dytë të Gledian Llatjas.
Duke folur për kandidatin e të djathtës Luciano Boçi, Edi Rama nga ajo që tha, la të kuptohet se, nuk e harron kollaj mikun e marrëveshjeve të mëdha Lulzim Basha.
Rama nuk ka lënë pa “thumbuar” dyshen Meta-Berisha nga Elbasani, ku për ish-presidentin u shpreh se ai ka qëndruar me PS vetëm për të grabitur vota.
Rama: Më pyeti një mik para nja dy ditësh ca kanë këto takime që bëni ju? Takime në rrugë ku mbillni pemë e nëpër pallate sporti e sheshe vetëm me gra. I thashë besoj që është mënyra më e mirë për ta bërë këtë fushatë e para duke kursyer një pjesë të konsiderueshme të fondeve për të blerë pemë për tja dhuruar bashkive e për të lenë pas më shumë se 25 mijë pemë në qytetet e vendit në vend që të shpenzojmë për të varur flamuj të PS-së nëpër shtylla, për të ngjitur postera të kandidatëve, për të vendosur skena të mëdha me foni dhe e dyta i thashë më gratë sepse eksperienca më ka mësuar kur thoshte Margaret Thatcer nëse do të bësh muhabet bëje me burra nëse do të mbarosh punë bëje me gra. Kur kam filluar këtë mision ka qenë një pasqyrë komplet tjetër e realitetit të grave dhe vajzave në PS-së.