Zgjedhja e anëtarit të ri të Gjykatë Kushtetuese ka hapur sërish debat në Kuvend. Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka akuzuar mazhorancën se ka angazhuar oligarkë dhe mafiozë për të grumbulluar vota për Ardian Dvoranin.
Bardhi madje ka folur me emra, duke deklaruar se drejtuesit e lartë të PS-së, kanë angazhuar Samir Manen dhe Pëllumb Salillarin.
Kjo ka sjellë reagimin e ashpër të kryeministrit Edi Rama. Diskutimi ka agravuar, ku kreu i qeverisë i drejtohet Bardhit: Ti je palaço cirku.
Rama: Kandidatura që ne kemi sjellë, nuk ishte në listën e përjashtuar nga gr parlamentar i PS. Nuk jua imponojmë kandidatin, nuk kemi interes për institucionin e avokatit të popullit. Ajo që u ankuam, është tentatvia për të shndërruar në seksion të PS-së, Gjykatën Kushtetuese.
Ndoshta e kanë bërë pa dijeninë tënde. Drejtuesit më të lartë të Gr parlamentar, jo vetëm kanë kërkuar votë për Ardian Dvoranin, por kanë angazhuar magfiozë dhe oligarkë për të marrë vota.
Rama: Kush është angazhuar?
Bardhi: Salillari shoku jot. Samir Mane shoku jot. Ja po ta jap shembullin.
Rama: Ky person këtu është intimiduar nga filani, mos më trego shokët.
Bardhi: Oligarkët dhe mafiozët e tu.
Rama: Çfarë mafiozësh thua?
Bardhi: I le oligarkët tani, mafiozët është problemi. Jep llogaritë pse ke angazhuar oligarkët në votime.
Rama: Të çohet personi dhe të thotë mua më ka intimiduar filani. Por jo me shpifje. Një çetë shpifësish.
Bardhi: Ti i ke çuar, për ta shndërruar GJK në njësi të Partisë Socialiste.
Rama: Për çfarë të përgjigjem ty mor palaço cirku. Je në gjendje t’i ofrosh zërin dhe fytyrën një cirku fantazish.





