Pas intervistës së kryeministri Edi Rama për gjermanen “Die Welt” reagoi edhe kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili.
Ndër të tjera Rama ndryshoi qëndrim “360 gradë” duke u shprehur se droga në Durrës u kap me sinjalizimin e ndërkombëtarëve, fakt i cili ishte mohuar më parë.
Vasili shkruan se nga halli e pranoi më në fund të vërtetën.
“Kryeministri per 613 kg e kokaines eshte vetem nje genjeshtar i pa epur, sigurisht nga halli….
Te gjithe shqiptaret e degjuan se cfare tha kryeministri per 613 kg kokaine lidhur me mbeshtetjen e nderkombetareve lidhur me kapjen e saj.
Qe kryeministri eshte genjeshtar i paepur dhe qe genjeshtren e ka menyre jetese po jua le juve ta gjykoni.Por eshte halli i madh,qe do merret vesh shpejt qe e detyron te genjeje.
Ja çfare i thote tani kryeministrit medias gjermane "DIE WELT":
"Dy javë më parë, sekuestruam 600 kilogramë kokainë në bashkëpunim me autoritetet italiane".
Ja cfare deklaronte kryeministri disa jave me pare kur u kap droga:
“fakti që ky operacion është zhvilluar i gjithi në territorin e vendit, pa asnjë sinjalizim nga vendet europiane ku ngarkesa ka udhëtuar përpara se sa të hynte në portin e Durrësit, ka domethënien e rëndësishme të forcës ligjzbatuese që disponojmë sot”.
Ja, ne duart e ç'genjeshtari eshte Shqiperia”, shkruan ai.





