Ministrja e Shtetit për Marredhëniet me Parlamentin, zedhënëse e Qeverisë, Elisa Spiropali, ka reaguar pas deklaratës së ish-deputetes demokrate Albana Vokshi, e cila akuzonte kryeministrin Rama se nuk ka mbajtur premtimin për pagat e mjekëve dhe mësuesëve.

Në një postim në “Twitter”, Spiropali shkruan se rritja e pagave për të gjithë mësuesit, mjekët do të pasqyrohet në pagën e marrë në muajin maj.

“I kujtojmë Partisë Demokratike që pagat e muajit Prill paguhen në Maj kur dhe do të jetë e reflektuar rritja për mësues e mjekë. Si duket, dalja nga Parlamenti shkaktoka probleme serioze edhe me njohuritë mbi institucionet e tjera shtetërore”-shkruan Spiropali.