Përmes një postimi në Facebook, kryeministri Edi Rama ka uruar festën e Zojës së Shkodrës, Zojës së Shqipërisë.

“Urtësia e patronazhit shpirtëror të Zojës së Këshillit të Mirë, Pajtore e Shqipërisë, i priu shqiptarët drejt ditës së bardhë dhe mu ashtu vigjilon dhembshurisht mbi ta prej më shumë se pesë shekujsh!

Për shumë vjet gëzuar festën e Zojës së Shkodrës, Zojës së Shqipërisë.“, shkruan ai.