Gjermani, 18 qershor 2014 – Gjermania çmon rezultatet e qeverisë shqiptare. Kështu ka deklaruar nga Berlini kryeministri Edi Rama gjatë një vizite me Frank Valter Shtajnmajer, Ministër i Jashtëm gjerman. 

Me anë të një mesazhi në rrjetin social “Twitter”, Rama theksoi se ministri Ministri i Jashtëmm, Shtajnmajer foli me notat me pozitive për rrugën e re të ndryshimeve që ka ndërmarrë Shqipëria.

“Mirënjohje Gjermanise për mbështetjen e fuqishme që po i jep Shqipërisë duke cmuar rezultatet e mirëqeverisjes sonë”-citohet në mesazhin e kreut të Ekzekutivit shqiptar.

Në kuadër të një vizite zyrtare, kryeministri Rama po zhvillon një takim në Gjermani, ku pritet të takohet me krerë të lartë të shtetit. 

Po sot, Kryeministri Edi Rama, ishte i ftuar nga Fondacioni “Friedrich Ebert” për të folur për domethënien që Bashkimi Europian ka nga këndvështrimi i Shqipërisë dhe rajonit të Ballkanit. 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/