TIRANË, 12 maj 2013– Në festën ndërkombëtare të Nënës, deputetët socialistë janë mbledhur tek hotel “Rogner” së bashku me nënat e tyre duke mbajtur dhe një panel diskutimi. 

Cdo një prej tyre tregoi eksperiencën me nënën e tij dhe detyrën si politikan, ndërsa nuk kanë munguar dhe kunja e batuta në adresë të njëri-tjetrit. 

“Kur erdha këtu e pata të vështirë, sepse asnjëherë nuk kam folur si politikan para nënës sime. Madje futa gruan të negocionte me nënën time, Janulllën që ta sillte këtu. Ajo i tha, hajde se kemi takim me prindër…Të lutëm Edi mos pi kafe kur unë flas, se na e nxin jetën nëpër mbledhje kur ne flasim në celularë, ndërsa ti mban fjalime”. 

Më tej Majko tregoi se cfarë i ka treguar nëna rreth tij. “Linda më 15 nëntor, mamia iku pastaj në mbledhje partie, mua mu taks kjo puna e partisë. Dhe ajo që më ndihmoi të dilja në jetë ishte e majtë”.

Fjalën e radhës e mori dhe deputeti Sajmir Tahiri që tha: 
Kur filloi të fliste Pandi për baballarët mendova që do kërkonte statusin e ish-ushtarakëve”, ndërsa paneli i të ftuarve plasi në të qeshura. 

Në fakt ishte një shprehje që kryetari i PS, Rama tha se e ka thënë i pari Abraham Linkoln, por që vlen dhe është shumë reale. 

“Gjithçka jam dhe jam bërë ia dedikoj nënës sime. Unë nuk jam Abrahami, Pando ( idrejtohet Pandeli Majkos), emri i të cilit bën jehonë si emri i njërit prej liderëve më të mëdhenj që bota ka njohur në gjithë kohërat, por jehona e fjalëve të tij për nënën prek cdo pjesë të zemrës sime. Unë nuk jam as Xhorxh Uashingtoni, por doja të sillja këtu fjalët e tij për të ëmën dhe pse ai dinte dicka për rilindjen. 
gjithçka jam ia di për nder nënës sime, gjithçka ia dedikoj asaj, intelektin, moralin, dhe kjo bën jehonë në cdo gërmë në zemrën time”.

Rama theksoi se vlerat që i ka dhënë nëna e tij Aneta, t’i verë në shërbim të vendit nesër. 

“Mam! Papritur më erdhi para syve imazhi jot me gjysmën tënde më të mirë që sot nuk jeton më. Ti më rrite, me vishje më cojë në kopësht në shkollë, duke u kujdesur për mua duke vënë veten tënde në dispozicionin tim para vetes tënde, më ke dhënë dorën kur jam rrëzuar, duke më shkulur veshin kur e kam pasur keq, duke më dalluar kur kam bërë mirë, duke më dhënë dashurinë tënde, vlerat e tua, duke më bërë njeriun që unë jam. Dhe pa ty unë nuk do isha as ky që jam dhe as këtu ku jam. Dhe nga thellësia e zemrës sime do doja të të thosha sot se nëse e përfytyroj veten time një ditë në shërbim të gjithë njerëzve të këtij vendi, do doja që shërbimi im të ketë vlerat me të cilat time ke rritur dhe vlerat që unë i gjej në cdo fjalë që thua dhe cdo moment të bukur”. 

Rama premtoi se "nëse nesër do të jetë në krye të shtetit, Partia Socialiste do të ketë parasysh, nënat, familjet e kundërshtarëve tanë, nënat e tyre, të cila nuk meritojnë të bëhen pjesë e luftës politike. Nuk meritojnë të lëndohen, për shkak të angazhimit të fëmijëve të tyre". 

Më pas Rama ftoi nënën e tij të mbante një fjalim para nënave dhe vajzave e djemve të tyre deputetë. 

“Aneta do kisha dëshirë të vije këtu pa dashur të kërkoj të mbash fjalim dhe padashur të të përfshij në politikë, do doja të më shkulje pak veshin”, tha Rama. 
Por Aneta Rama teksa e puthi të birin në faqe, tha shkurt vetëm këto fjalë. 

“Unë e di që kam qenë pikë referimi për ty, por e thënë publikisht më ke emocionuar shumë, të dua shumë!”.