TIRANË – Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka reaguar përmes profilit të tij në rrjetin social Twitter ndaj deklaratës së Gjykatës së Tiranës, e cila akuzoi Ambasadën Amerikane për ndërhyrje në një proces të rregullt gjyqësor.
“Deklarata e sotme e gjykatës një apel për çdo shqiptar: Kush do çlirimin e drejtësisë ta grushtojë me votë në 23 qershor pushtetin e kalbur”,- shkruan Rama në Twitter.
Gjykata e Tiranës dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës u përplasën për vendimin e dhënë dje nga kjo gjykatë, e cila shpalli të pafajshëm të pandehurit e ngjarjes të 21 janarit.





