24 shtator 2013- Përmes një postimi në faqen e tij në rrjetin social “Twitter”, kryeministri Edi Rama informon se gjatë vizitës së tij në Nju Jork, zhvilloi një takim edhe me çiftin Hilari dhe Bill Klinton, që siç i quan ai, dy miq të mëdhenj të Shqipërisë. “Mëngjes i bukur në New York. Bisedë e ngrohtë me Sekretaren Klinton, takim emocionues me Presidentin Klinton. Dy miq të mëdhenj të Shqipërisë”, shkruan Rama në Twittër.
Axhenda e takimeve të Kryeministrit Rama në Nju Jork ka vijuar gjatë ditës së sotme edhe me Presidentin e Austrisë, Heinz Fischer, me të cilin diskutoi për marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe ndihmën e mbështetjen që Austria ka dhënë deri tani për Shqipërinë.Një tjetër takim miqësor i Ramës sot ka qenë edhe ai me kongresmenin Eliot Engel, i cili e përgëzoi Edi Ramën për fitoren e thellë në zgjedhjet e 23 qershorit, si edhe për programin qeverisës që mori votëbesimin e parlamentit.





