Pas publikimit të listave zyrtare të PS-së për deputetë në 12 qarqet e vednit, kryeministri Edi Rama ka dalë i fundit në orët e vona të natës në një dalje publike për mediat. Ai tha se vazhdonte të besonte se PD do të hynte në zgjidhje.
“Unë vazhdoj të mendoj që PD do të hyjë në zgjedhje dhe jam i bindur sepse nuk është një iluzion, por një mundësi reale sepse këtë bindje e kam pasur gjithmonë dhe jam besimplotë se ne ashtu siç e kemi shprehur do të mund t’i krijojmë PD-së dhe partive të tjera rreth saj mundësinë që të regjistrohen. Natyrisht në formatin aktual secili më vete edhe jashtë afatit. Ka një afat mundësisht fizik për përgatitjen e fletëve të votimit dhe unë uroj që afati final të sjellë shumë arsye. Jemi të gatshëm t’i ofrojmë PD-së mundësinë që më 7 maj në Kavajë të shkojë me një kandidat dhe jo me një turmë njerëzish të manipuluar”,tha ndër të tjera shefi i qeverisë.





