Kryeministri Edi Rama ka postuar në “Facebook” një video nga ndryshimet që sipas tij, janë bërë në shëndetësi.

Shefi i qeverisë ka treguar konkretisht se si ka qenë dhe si është aktualisht qendra shëndetësore në Lezhë.

“MIRËMËNGJES. Duke ju rrëfyer se kur thonë që shëndetësia ka shumë probleme, më duket gjëja më normale, po ama kur thonë që s’ka ndryshim e kam të pamundur të mos dyshoj nëse i kanë a jo sytë në ballë, ju uroj një javë të mbarë”, shkroi Rama.