Ish-kryeministri Sali Berisha e quan Ramën armik të kombit shqiptar, ndërsa qëndrimin e tij në Strasburg e quan si thikë pas shpine për Kosovën dhe Shqipërinë.
Në konferencën e përjasvshme me gazetarët, Berisha u shpreh se fjalimi i Ramës ishte grotesk që mund ta mbante vetëm Lukashenko i Bjellorusisë.
Sali Berisha: Sot jam para jush për të denoncuar me forcën më të madhe fjalimin antishqiptar të Edi Ramës në Strasburg. Thikat pas shpine që ky armik i egër i kombit shqiptar i futi kombit tonë, Kosovës dhe Shqipërisë në fjalën e tij. Edi Rama në Strasburg me fjalën e tij tërguz, dyfish e kohës së lejuar, të cilën sot mund ta mbante vetëm Lukashenko i Bjellorusisë. Me këtë qëndrim grotesk, detyroi Komitetin Presidencial të Asamblesë Parlamentare të KiE dhe grupin më të madh të kësaj asambleje, krahas mallkimeve dhe fyerjeve të bojkotojnë zyrtarisht darkën, pavarësisht se aty ai ishte kryeministër i një vendi anëtare të Këshillit të Evropës dhe NATO-s.