Prej orës 11:00 kryeministri Edi Rama vijon komunikimin në Facebook lidhur me protestën e studentëve, të cilët nuk pranuan të dialogojnë por kërkuan plotësimin e kërkesave të tyre.

Ndër të tjera, Rama tha se tarifat nuk i vendos qeveria por universitetet por megjithatë u shpreh i gatshëm të investohet nga buxheti i shtetit për të mbështetur studentët me mesatare 9 dhe 10.

“I gatshëm për të shkuar me tej kërkesave tuaja për tarifat. Jo vetëm 50%, por tua subvencionojë shteti 100% atyre me 9 dhe 10 dhe atyre në ndihmë ekonomike. Por ama duhet dialog, se nuk zgjidhen në eter.”