Kryeministri Edi Rama mblodhi qeverinë në një mbledhje të jashtëzonshme, ku kjo e ditës së sotme është e pesta.
Në fjalën e tij Rama theksoi edhe një herë që sistemimi i banorëve duhet të kryhet brenda 15 dhjetorit.
"Mbrëmë kemi nisur sistemimin e banorëve, dhe duhet ta theksoj se i gjithë procesi i sistemimit të mbarojë brenda 15 dhjetorit", tha Rama.
Rama tha në mbledhje tha edhe se do të krijohet një Agjenci Franceze e Zhvillimit dhe presidenti Macron është i gatshëm i japë shtysë kësaj nisme.
"Presidenti i Francës është angazhuar për t’i dhënë një shtysë kësaj agjencie në funksion të programeve të investimeve, por tani me fokus dhe me prioritet për situatën post-katastrofë. Kam marrë disa nga reagime të para nga letrat e dërguara në të gjithë botën. Reagime inkurajuese", tha ai.





