Pasi votoi për Gramoz Ruçin, Rama i ka dhënë dorën Flamur Nokës dhe liderit të PD-së Lulzim Basha, teksa iu drejtua me fjalët “Mirë se erdhe kryetar”.
Këtë mandat kryetari i PD-së do të jetë Kuvend, ndryshe nga mandati i kaluar që e drejtoi opozitën jashtë parlamentit.
Kjo është hera e parë që kryeministri Rama dhe kryetari i PD-së Lulzim Basha ballafaqohen në Kuvend.
Rama dhe Basha më 18 maj firmosën një marrëveshje, e cila do të vijonte edhe pas zgjedhjeve me reformën Kushtetuese, ndërsa tashmë pritet të shihet nëse do të vijojë bashkëpunimi.





