Gjatë takimit me banorët e Torovicës për nisjen e punimeve të rikonstruksioni të rrugës, kryeministri nuk i ka kursyer batutat me qytetarët, të cilët i kishin përgatitur Ramës një buqetë me lule.

Kreu i qeverisë ia ka dhënë lulet një banori të cilit i tha se ato janë bardhë e kuq, ngjyrat e LSI-së partisë që ai kishte votuar. Ndërsa banori ia ktheu se kishte votuar për PD-në por Rama me humor i thotë që nuk kishte lule ngjyrë blu.

Rama: Po këto lulet? Jepja atij jepja. Hajde merri.

Banori: Faleminderit, mirë se erdhe! Dhurata më e mirë kjo ishte për mua.

Rama: E di pse ta dhashë ty se është bardh e kuq, ti ke votuar për LSI-në.

Banori: Për LSI-në nuk kam votuar asnjëherë në mënyrë absolute. Për PD kam votuar, për LSI-në jo.

Rama: Ke votuar për PD-në ë, epo lule blu nuk kam unë.

Banori: Boll bukur këto.