Kryeministri i Bullgarisë Boyko Borissov po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë. Gjatë konferencës së përbashkët, kryeministri Edi Rama tha se i ka dorëzuar kryeministrit bullgar medaljen e mirënjohjes, pasi sipas tij ka bërë avokatin e Shqipërisë në BE.

“Borissov ka bërë një sforco të jashtëzakonshme duke vendosur axhendën e Ballkanit në shtyllën kryesore, por duke qenë edhe avokati i Shqipërisë dhe Maqedonisë, i dorëzova medaljen e mirënjohjes. Shpresoj të kemi një lajm pozitiv të shumëpritur për Shqipërinë dhe Maqedoninë për hapjen e negociatave.

Marrëdhënia me Bullgarinë është pozitive. Ne kemi diskutuar për mbështetjen nga Bullgaria për përgatitjen për negociatat si dhe për procesin e vështirë të reformave të cilat Bullgaria i ka kaluar më herët”– tha Rama.

Ndërkohë gjatë fjalës së tij kryeministri bullgar tha se 3 vende të BE janë kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë në BE.

“Duhet t’i bindim vendet që na kanë mbetur në këtë drejtim për të qenë pro BE. 2-3 shtete janë kundër hapjes së negociatave të BE. Shqipërisë duhet t’i jepet data për hapjen e negociatave. Ju falënderoj për medaljen,. Unë mendoj se kjo është për të gjithë ne që të tregojmë përpjekje, ndaj jam i bindur që Ballkani mund të bëhet një vend i mirë. Shqetësohem kur qeveria turke zhvillon stërvitje pranë kufirit të Kosovës, që ka manovra. Mendoj se gjatë muajve dhe viteve të ardhshme të punohet akoma më mirë”, tha ai.