I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministrit Rama, në përgjigje të akuzave të deputetes Rudina Hajdari, sot në Kuvend.

Teksa ka marrë fjalën në foltore, Rama ka thënë se fjalimet e saj janë si ndërtime krejtësisht pa leje dhe e ka këshilluar që gjëja e parë që duhet të bëjë është të sistemojë rrugët e mendimit, pastaj fjalët, fjalitë e më tej fjalimet.

“Ju sa herë merrni fjalën kaloni nga betonizimi te krevatet në spital, nga nënat që ulërasin në imagjinatën tuaj te PPP nga kontrolli mjekësor bazë te Blloku në Tiranë, një bolori fjalësh tamam si vër tulla hidh mistri pa e ditur ca po ndërton, nuk dini të dalloni fantazinë, metaforën, gënjeshtrën, opinionin, akuzën shpifjen. Një trishtim i madh kur mendon që flisni në emër të të resë që po vjen me furi për të shembur të vjetrën që ka përballë, fjalimet mbarojmë me shprehjen a do bëjmë ndonjë gjë dhe kush do e bëjë me ju këtë, nëse ka diçka që të bëni është të sistemoni rrugët e mendimit dhe të fjalive dhe fjalëve e fjalive pastaj”, tha Rama.

Në përgjigje të akuzave për betonizimin, Rama deklaroi: “Ke parë ti qytete të ndërtuar me kashtë apo me qereste. Por arsyeja pse mora fjalën nuk është të bëj polemikë me ju, edhe pse në respekt të kësaj dite, thashë, dua nuk dua unë, ju jeni opozita ça të bëjmë ne, nuk ju zgjedhim dot, jeni këta që jeni, kaq keni kaq bëni kaq thoni, e që të mos flasim fare, siç më këshilluan, aman mos i kthe përgjigje se duam të vazhdojmë punën nuk shkon, por meqë ju sollët të gjitha veshgjatësitë që përsëriten nga ata që ju udhëhiqnin ju deri dje dhe meqë u fol këtu shumë ia vlen që mbase të harxhoj pak kohë për t’i adresuar këto gjëra. Korrupsioni sot luftohet më shumë se kurdoherë tjetër dhe sot është e mundur të thuhet si asnjeherë tjetër më parë që do të shkojë duke u tkurrur, sepse sot vendi ka hyrë në një epokë tjetër.