Kryeministri Edi Rama, gjatë rrugës duke udhëtuar me makinë, ka menduar t’i përgjigjet aktorit Ermal Mamaqi për deklaratën që ai bëri se nuk do të votonte Partinë Socialiste, paçka se Rama e mbajti fjalën dhe miratoi pension special për familjen e të ndjerit Dr. Flori.

Rama thotë se socialistët i mbajnë premtimet, dhe sipas tij ky vendim e tregon këtë. Gjithashtu ai e “përgëzon” Mamaqin, sepse sipas tij, “ka shkelur vijën e partisë duke pranuar të vërtetën”.

“Përshëndetje Ermal dhe përgëzime, përgëzime, sepse e shkele vijën e partisë dhe pranove faktin, të vërtetën, gjë që bie ndesh me vijën e partisë tënde, por fakti është fakt, ja ku e ke dëshminë konkrete…”, thotë Rama.

“Përgjigje nga Kryeministri. Po ju për kë do votoni? Amon vetëm mos u zini tani”, shkruan Mamaqi teksa ka publikuar edhe videon më poshtë.