Ish- kryeministri Sali Berisha shkruan se në përkujtim të 11 prillit ditës së vdekjes së ish- diktatorit Enver Hoxha, Edi Rama i dha familjes së tij çelësat e viles në zemër të ish- Bllokut.

Sipas Berishës, pjesë e kësaj mbrëmje ishte edhe ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Reagimi i Berishës

Edvin Kristaq Rama i jep "zonjes se zeze" ish vilen e diktatorit per te perkujtuar me 11 prill!

Fatmir Xhafa dhe zonja Koleka marrin pjese ne darken e familjes Hoxha.

Qytetari dixhital informon:

– Se "zonja e zeze" e shqiptareve Nexhmije Hoxha perkujtou me te gjithe sojin e saj 11 prillin ne rezidencen shteterore, vilen e ish diktatorit Hoxha apo Hitlerit shqiptar te Pasluftes siç u cilesua ne deklaraten e Samitit te EDU ne Paris ne pranvere te vitit 1991!

Ne darken perkujtimore merrnin pjese ministri Xhafa, zonja Koleka. sb

"Mirembrema zoti Berisha. Kalova nga Blloku dhe me ra ne sy qe vila e diktatorit ishte e ndricuar e tera nga kati pari e deri ne te dytin e lart. Brenda kishte njerez por nuk duken nga perdet. Aty nuk kishte delegacion qeveritar por disa makina private.

Mendova se mos ishte ndonje darke biznisenesh dhe pyeta rojen se kush po festonte sonte ne kete vile. Roja fillimisht me tha se esht nje aktivitet privat pastaj shtoj se sonte vila i esht eshte hapur per familjen e dikatorit me ratin e 11 prillit dhe se pervec familjarve te Nexhmijes ishte dhe Fatmir Xhafa,Zonja Koleka ,dhe famljare tjere te Kolekes familja Nushi,Kapo etj"